>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Dy Si Ne

O ti natë e errët, pus,
më merr, më ço larg.
Bien si shi lotët mbi buzë,
malli në shpirt bëhet plagë.

Në ëndrra, të lutem, mos eja,
ti shpirt i bukur në harresë.
Trishtimin zemrës sime lerja,
gëzohu — jeto me të bukurën shpresë.

Më harro, të lutem, përgjithmonë,
kujtimet lëri të shuhen.
Më merr, o natë, sa s’është vonë,
dy si ne s’mund të duhen.