>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Pallto E Vjetër

Mendoj për ty çdo çast,
besoj se akoma të dua — po, po të dua,
se ndryshe s’ka si të jetë.

Por të lutem, mëshirë mos ki për mua:
mos më thuaj se më do edhe ti,
nëse nuk është e vërtetë.

Eci nëpër rrugë e trishtuar,
mbi supe një pallto hedhur mbaj.
Është dimër, bën ftohtë, i dashur,
ditë dhjetori janë.

E hutuar vështroj përqark
njerëz ka ngado,
por sytë e mi të tut
askund nuk i panë.

Janë ditë festash, shpirti im,të gjithë të lumtur janë…
por për mua festa ishe vetëm ti.

E tani kjo pallto e vjetër që mbaj
mbi supe…
duket se s’e ka më atë ngrohtësi.