>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Dorëzim Në Heshtje

Kur zemra në kraharor digjet në dëshpërim
e sytë përflaken nga lotët përvëlim,
Unë shtrij duart drejt Teje, o Zot.
Lehtësim dhe shpresë kërkoj.
Nuk e di ç’më pret,
nuk e di si do shkoj,
por mbyll sytë dhe lutem në heshtje.
Gjithçka në Ty e dorëzoj
dhe vetëm tek Ti, me shpirt, besoj.