Aurela Tafa
Rob I Mjerimit
Se unë jam një rob në mjerim,
E shoh si vyshket, si mpaket ky shpirti im.
Se unë s’mësova të dashuroj,
Ç’kisha në zemër s’dita ta dhuroj.
Si një endacake tash endem, zvarritem;
Si një lypsare e mjerë tretem, përzhitem.
Në këto rrugë të akullta u lodha, u sfilita;
Prej qiellit e pres shpresën, se unë në këtë botë mjeranësh,
Të ngrohem nuk dita.

Dhjetor 2025
Komente 0