>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Ka Disa Njerëz…

Ka disa njerëz në këtë botë
Që, si unë, frikën ia kanë dashurisë.
Ka disa njerëz mbi këtë tokë
Që për vdekje, sikur unë, i tremben lumturisë.

Se kjo botë e çuditshme
Na përgatit veç për trishtim e mënxyr,
Se kjo jetë cingune
Veç mjerim e halle na përplas në fytyrë.

Ka disa njerëz në këtë botë
Që në zemër kanë veç mjaltë e nektar,
Ka disa shpirtra mbi këtë tokë
Që janë të rrallë
E nga të tjerët jetojnë të ndarë.