Aurela Tafa
Dashuri E Heshtur
E ndjej magjinë,më mbështjell ngado,
mjafton që je —
dhe shpirti mbushet plot.
E di, më do;
e ndjej në çdo vështrim
që fshehurazi të gjej duke më parë.
Edhe në fjalët që nuk i the,
në heshtjen që më tepër na afroi.
Gjej mijëra “të dua”,
mijëra “të dashuroj”.
Në tingujt e zërit tënd
ka veç dashuri
dhe mall të pathënë.
E di, më do — dhe është magjike;
se thua me fjalë,
por me gjithë qenien e shpreh.
Sepse dashuria e vërtetë
për fjalë nuk ka nevojë.
mjafton që je —
dhe shpirti mbushet plot.
E di, më do;
e ndjej në çdo vështrim
që fshehurazi të gjej duke më parë.
Edhe në fjalët që nuk i the,
në heshtjen që më tepër na afroi.
Gjej mijëra “të dua”,
mijëra “të dashuroj”.
Në tingujt e zërit tënd
ka veç dashuri
dhe mall të pathënë.
E di, më do — dhe është magjike;
se thua me fjalë,
por me gjithë qenien e shpreh.
Sepse dashuria e vërtetë
për fjalë nuk ka nevojë.
Komente 1