>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Përqafimi I Fundit

Ajo ditë m’u duk si çdo ditë tjetër,
s’e kuptova se po niste një jetë e re për mua.
U ndamë me lot në sy, e ti më përqafove fort,
por unë isha si në kllapi, ende s’e besoja.

Ti, e mira ime, qaje me ngashërim,
lotët e tu edhe sot në shpirt më pikojnë.
Të thashë: “Mos qaj, o në,
se rruga mbarë s’më shkon.”

Ku ta dija unë
se ai ishte i fundit përqafim,
të fundit puthje për ne.
Ku ta dija atëherë
se ti do të shkoje një ditë me engjëjt
dhe unë s’do mundesha të isha pranë.

Por dije, zemra ime,
se ti me mua je përherë.
Kur jam e mërzitur, me ty bisedoj;
kur jam në vështirësi, vetëm ty të kërkoj.
Dhe e di, shpirti im?
Praninë tënde e ndiej —
ajo më ngushëllon.
Për gjyshen time të mirë që më rriti.
Ajo u nda nga jeta kur unë isha prej vitesh në mërgim dhe nuk munda ta shihja më.