>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Shiu I Dhjetorit

Ky shi i ftohtë i këtij dhjetori
m’i ngriu shpresat këtë natë.
Kujtimet rrjedhin bashkë me lotët,
nën qiellin sterr e të ngratë.

Të prita gjatë, por ti nuk erdhe,
trishtueshëm ecja në vetmi.
Shiu i ftohtë m’i lante lotët,
të mbetur nga kjo dashuri.