Aurela Tafa
Një Zemër Plot Falenderime
Ky vit që shkoi qe plot bekime,
plot sfida, mrekulli dhe plot mësime.
Në zemër e mendje veç një qëllim e mbaj përherë:
të jem njeri i mirë me këdo dhe kurdoherë.
Të gjitha çfarë kam nga Zoti vijnë dhe të Zotit janë,
ndaj s’më ngelet tjetër veç dashuri e mirësi me çdo kënd të ndaj.
Plot me falënderime e kam përherë zemrën time,
për çdo ditë që vjen e çdo ditë që shkon.
Për çdo vend ku shkel e çdo kënd që shoh,
uroj veç mirësi,
sepse mrekulli është kjo jetë,
për sa kohë fryma e Tij rrjedh në ne.

31 Dhjetor 2025
Komente 0