>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

E Humbur

Ka ditë që ndjej sikur kam humbur,
diku larg në shkretëtirë.
S’më binden as duar as këmbë,
sikur gjaku t’më ketë ngrirë.

Ka ditë që kokën se ndjej mirë
tym e lëmsh më është bërë,
si e përçartur flas me veten,
sikur mendja do t’më lërë.

Më duket sikur rroj fare kot,
mbi këtë tokë…si një insekt.
Sikur askund, askujt, s’i duhem,
të rroj më tepër, ç’kuptim do t’ketë?

Ja, kështu i ngrys ditët e mia,
i flas vetes, ta përmend,
por ajo…
se ku ka humbur,
e kërkoj e s’po lë vend.
28 Dhjetor 2025