Aurela Tafa
Një Zë
Sa shumë vite përgjërime,
sa shumë vuajtje
në heshtjen time.
Sa pak shpresë,
që shuhet si vesë;
sa pak lumturi,
sa pak dashuri.
Një lum i tërë vuajtjesh,
pa fund e pa brigje,
pa varkë në të
e pa kurrfarë shtigje.
Ehh, jetë — moj jetë e mjerë,
më përplase, më shtrydhe,
më nxore gjithë vrerë.
Një pikë mëshire kërkoja unë,
pakëz dashuri,
asgjë më shumë.
Por tani
s’kërkoj më asnjë gjë.
Di vetëm
që jam edhe unë
një zë.
sa shumë vuajtje
në heshtjen time.
Sa pak shpresë,
që shuhet si vesë;
sa pak lumturi,
sa pak dashuri.
Një lum i tërë vuajtjesh,
pa fund e pa brigje,
pa varkë në të
e pa kurrfarë shtigje.
Ehh, jetë — moj jetë e mjerë,
më përplase, më shtrydhe,
më nxore gjithë vrerë.
Një pikë mëshire kërkoja unë,
pakëz dashuri,
asgjë më shumë.
Por tani
s’kërkoj më asnjë gjë.
Di vetëm
që jam edhe unë
një zë.
30 Nëntor 2025
Komente 0