Aurela Tafa
Mësova Të Të Dua Edhe Kështu
Në fillim vuaja për ty,
për dashurinë tonë të pamundur.
Lutesha në heshtje të të shihja,
qoftë edhe për një çast të vetëm.
Qaja për sytë e tu
që s’do t’i puthja kurrë,
për fytyrën tënde
që duart e mia s’do ta preknin dot.
Por me kohën mësova
të të dua edhe kështu —
pa të pasur pranë.
Tani lutem vetëm
të jesh mirë dhe i lumtur,
kudo që jeta të çon.
Sepse e di:
ti je i imi,
dhe do të jesh përherë,
sa kohë që zemra ime
të ruan si thesarin
më të çmuar.
për dashurinë tonë të pamundur.
Lutesha në heshtje të të shihja,
qoftë edhe për një çast të vetëm.
Qaja për sytë e tu
që s’do t’i puthja kurrë,
për fytyrën tënde
që duart e mia s’do ta preknin dot.
Por me kohën mësova
të të dua edhe kështu —
pa të pasur pranë.
Tani lutem vetëm
të jesh mirë dhe i lumtur,
kudo që jeta të çon.
Sepse e di:
ti je i imi,
dhe do të jesh përherë,
sa kohë që zemra ime
të ruan si thesarin
më të çmuar.
30 Nëntor 2025
Komente 0