>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Lutje Mes Hijenave

Zgjohem si në kllapi,
dhe kudo rreth meje —
hijena.
Hijena që duan të më gllabërojnë,
të më coptojnë.

Por ah… s’e kanë me mua.
Jo —
e kanë me dritën
që s’e shohin dot.
Me ligësinë e tyre
përballë pasqyrës së shpirtit.

Unë i kuptoj,
dhe i mëshiroj.

O Zot,
lehtësoja shpirtin,
falju pakëz dritë
nga drita jote,
o i Bekuar.
13 Nëntor 2025