Aurela Tafa
Kjo Fjala Ime
Ahh, kjo fjala ime nuk vleka as një gram;
sa herë që unë flas, më marrin për të marrë.
E di, nuk kam grada, pushtet e pasuri,
E as e famshme s’jam dhe nuk kam rëndësi.
Ahh, kjo fjala ime, si një bëzhdil dheu,
nuk ka forcë të ngrihet —
era e rrëmbeu.
Ahh, kjo fjala ime,
edhe kur del prej zemre
akull e kulluar;
dashuri t’iu fal,
iu duket e mallkuar.
sa herë që unë flas, më marrin për të marrë.
E di, nuk kam grada, pushtet e pasuri,
E as e famshme s’jam dhe nuk kam rëndësi.
Ahh, kjo fjala ime, si një bëzhdil dheu,
nuk ka forcë të ngrihet —
era e rrëmbeu.
Ahh, kjo fjala ime,
edhe kur del prej zemre
akull e kulluar;
dashuri t’iu fal,
iu duket e mallkuar.
Nëntor 2025, nëpërmjet kësaj poezie kam dashur të shpreh se sa pak vlejn sot fjalët e drejta të një njeriu të thjeshtë,në një shoqëri që vlerson vetëm arritjet materiale,pushtetin dhe famën.
Komente 0