>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Erdhe Sërish…

Ah, trishtim, erdhe sërish,
më gjete po këtu — si çdoherë,
me sytë e rrëmbushur, me zemrën vrer.

Hyn ngadalë, pa trokitur fare,
si një hije e njohur në pragun tim,
dhe heshtjen ma mbush me mallëngjim.

Eh, trishtim i ëmbël i shpirtit tim,
sa herë ti vjen, ndjej ngushëllim —
në ty gjej paqen,në ty gjej prehjen,
në përqafimin tënd gjej veten,
dhe hesht… deri në amshim.
4 Nëntor 2025