>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Rrugë Me Baltë

E zgërmuqur endem në këtë rrugë me baltë,
çapitem të ec, por ndihem e ngathët.
Kërkoj si në terr të kapem, të mbahem diku,
në ndonjë gardh mjeran, a në ndonjë dru.

Por këmbët e zbathura, të vrara më tradhtojnë,
dhe kur trupi me tërë forcën përpara kërkon të më shpjerë,
ato rrëshqasin e në greminë më zhysin, në lerë.

Ah, rrugë e shkretë dhe e baltosur,
s’më mëshirove sikur një herë.
Më ndih, më ço, më hidh matanë,
se të betohem: do të ta di për nderë.
13 Tetor 2025