>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Si Një Zog

Si një zog, si një zog do të fluturoj,
mbi qiejt e heshtur do të kaloj.
Do të vij, të gjej, të të shikoj,
e në sytë e tu pak do të pushoj.

Por pastaj, sërish, sërish do të shkoj,
si erë e lehtë që s’di të qëndrojë.
Në ëndrra prapë do të të dashuroj —
aty ku shpirti shpirtin di të përqafojë.
30 Tetor 2025