>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Më Shumë Seç Duhej

Ishe ti… dhe isha unë.
Por kërkonim secili të ishte më shumë.

Thash unë. The edhe ti.
Por ajo s’mund të quhej dashuri.

Me ngulm kërkoje të dukeshe më i mirë,
të ta dija për nder, se ishe eliksir.
Por thash… e the më shumë seç duhej.
Nga të thënat u bëmë më tepër të huaj.

Kërkonim secili të dukej i zgjuar…
e humbëm kuptimin.
Magjia qe shuar.

Thash unë e the ti.
Të njëjtat gjithmonë.
U lodhëm së koti… po kush e kupton?

Menduam se zgjidhëm gjithçka mbi kët’ tokë…
harruam sa të vegjël jemi në kët’ botë.

Më the e të thash…
Edhe më shumë seç duhej…
por ndjenja, që e brishtë,
me të s’mund të luhej.