>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Tii

Ti më sjell në shpirt pranverë,
më lumturon si asnjëherë.
Ti më zhyt në të ëmbla mendime,
je bërë obsesion i jetës sime.

Ti m’i këput telat e zemrës
dhe formon një melodi,
melodinë e dashurisë
që e dimë veç unë dhe ti.

Ti më bën të ndjehem ndryshe,
si kurrë më parë në këtë jetë.
Kur më sheh me ata sy,
më thërrmohet zemra e shkretë.

Por pse më bën kaq shumë të vuaj?
Ato që ndjen, eja m’i thuaj.
Mos më lër më gjatë të pres,
jo se unë nuk i kuptoj…
Por e di që veç prej teje
më vlen fjala “të dashuroj”.
2006