>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Përse…

Përse më mbjell në shpirt trishtim…
me vuajtjen time pse luan, vallë?
Përse me ndjenjat e mia tallesh…
më bën në mëdyshje të endem… e marrë.

Përse kërkon prej meje ethshëm
pak dashuri…që s’të çon kurrkund?
Përse më fton të bëhem ëndërr…
kur në realitet…nuk je askund?

Po ç’t’i bëj unë kësaj zemre plagë,
që rreh furishëm… e s’njeh kufij.
Si t’ia shpjegoj unë kësaj të mjere…
se në dashuri…nuk ka liri.
Tetor 2025