>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Në Rrugën E Jetës

Në rrugën e jetës sime, o Zot, unë i njoha hipokritët, mendjemëdhenjt, arrogantët, egoistët, shpirtvegjlit, madje pati edhe nga ata që janë shpirtzinj.
I njoha, o Zot, si nuk i njoha, bëra me ta një copë rrugë.

Por shpirti im nuk i urren; përkundrazi, unë i dua, i dua më shumë, sepse e di që ata vuajnë më së shumti.

E megjithatë, të më falësh, o Zot, sepse me ta unë nuk mundem më të eci; ata ma lëndojnë këtë zemrën time të brishtë.

Por unë, unë për ta lutem: lutem që shpirti i tyre të marrë pak dritë nga drita jote, o i Madhërishëm.
3 Nëntor 2025