Aurela Tafa
Vjeshtë E Ëmbël
Kjo vjeshtë e ëmbël, verdhacuke,
më fton trishtimin ta përqafoj.
Mbi gjethet rrebele, rrëzuar përtok,
kujtime të dashura me ngulm kërkoj.
Ky shi i lehtë i vjeshtës s’artë
flokët e verdhë me mall mi ngjyen;
qielli i ngrysur e i trishtuar,
histori dashurish po më rrëfen.
Ndër shtigje të lagura, heshtja më ndjek,
hapat e mi mes gjethesh treten.
Era më sjell fjalë të harruara,
zëra dashurish që në shpirt mbeten.
më fton trishtimin ta përqafoj.
Mbi gjethet rrebele, rrëzuar përtok,
kujtime të dashura me ngulm kërkoj.
Ky shi i lehtë i vjeshtës s’artë
flokët e verdhë me mall mi ngjyen;
qielli i ngrysur e i trishtuar,
histori dashurish po më rrëfen.
Ndër shtigje të lagura, heshtja më ndjek,
hapat e mi mes gjethesh treten.
Era më sjell fjalë të harruara,
zëra dashurish që në shpirt mbeten.
29 Shtator 2025
Komente 0