>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Një Letër

Zemër e zbrazur, pemë të zhveshura,
Ky shi i vjeshtës sa më trishton.
Shikim i përhumbur, dritat u shuan,
Përsëri më shfaqesh, kujtimet m’i zgjon.

U gjenda sërish në detrat e së shkuarës,
Në mëngjeset e ftohta, rrugëve me kalldrëm.
U gjenda brenda hijeve të mendjes sime,
Kur më thoje,”mos qaj, dashuria dhemb”.

Një letër do të doja të më dërgoje,
Të më thuash se ende të mungoj,
Të më tregosh se mallin që ke për mua
Ky shi i vjeshtës përsëri ta zgjoi.

Çdo gjë është mirë, ditët jan të qeta,
Veç dimri po troket dhe zemrat kanë ftohtë.
Të lutem, mbrëmjeve të mbulohesh mirë,
Nga i ftohti i egër, kujtimet s’ngrohin dot.

Nëse ndonjëher gjendesh i vetmuar,
Kur mendimet s’gjejnë qetësi dhe shpirtin ta rëndojnë.
Më thirr të lutem, me një frym do të vij,
Të të gjendem pranë, të të përqafoj.
14 Shtator 2025