>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Mjerim Është Mjerim

Ku ta çoj vrerin e ditëve të errëta,
ç’ti bëj mjerimit që cip më ka zën zemra?

Ç’ti bëj atij tmerri që më kan parë syt,
atë zvetnim të pështirë, atë fundëskëterr?

Mjerim është mjerim, që vjen me buzagaz
e çirret si mirësi; prej maskës më vjen ndot,
e dua t’ia çjerr, ta nxjerr zbuluar.

E çë…po pastaj?
Veç mua më vjen ndot,
të tjerë krenohen e mbajn për triumf.
20 Shtator 2025