Aurela Tafa
S’di Ku Të Humba
S’di ku të humba vetja ime
nëpër shtigjet e së shkuarës,
në rrugicat nëpër shi
nën një çadër e vetmuar,
në qytetin e harruar.
S’di ku të humba vetja ime
në një kafe që s’u pi,
në një bisedë pa zë, pa fjalë,
ulur pranë bregdetit
pushtuar nga një mall.
Pres të vish sërish të pres,
por ti vjen kur nuk të pres.
Më pushton, më lumturon,
dhe sërish, sërish ti shkon.
nëpër shtigjet e së shkuarës,
në rrugicat nëpër shi
nën një çadër e vetmuar,
në qytetin e harruar.
S’di ku të humba vetja ime
në një kafe që s’u pi,
në një bisedë pa zë, pa fjalë,
ulur pranë bregdetit
pushtuar nga një mall.
Pres të vish sërish të pres,
por ti vjen kur nuk të pres.
Më pushton, më lumturon,
dhe sërish, sërish ti shkon.
28 Shtator 2025
Komente 0