>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Bijë E Hënës

Jam bijë e hënës vetmitare,
që zbret në dritare në fshehtësi natën vonë.
Jam fëmij i rruzullit të pambarimt,
me shpirt që brohoret si yll i trazuar.

O jetë endacake, që endesh brigjeve të ndërgjegjes,
e kthehesh kokulur me ëndrrat mbi shpinë.
Ti që kërkon të çash në udhët më të zymta,
me shoqe të vetme — hijen e vetmisë.

Por unë të ndjek nëpër hapësira të pafundme,
si deti ndjek me valë hijen e hënës.
Tokës së mbrrylur i mbështes ballin fisnik,
si fëmij që kërkon prehje në gjirin e nënës.

Në degët e zhveshura të pemëve lojcake
kërkoj tingullin e harruar të pranverës.
Në gurët e heshtur gjej të fshehura kujtime,
dhe në erën që fryn — një psherëtim hyjnore.

Jam bijë e qiellit dhe e tokës njëherësh,
një fije drite që vallëzon mes yjesh,
një rrënjë e brishtë ngulitur prej shpresës,
në kërkim të kuptimit përtej vetmisë.
15 Shtator 2025