Aurela Tafa
Je Gjithmonë Ti
A je vërtet kaq i përsosur, kaq hyjnor,
apo unë të kam skalitur të till në mermerin e ëndrrave të mia?
Ky mëngjes i freskët, i veshur me ar e mjegull,
do të kishte vallë këtë tis mallëngjyes,
këtë ëmbëlsi që djeg si plagë e shenjtë,
po të mos ishe ti?
Zemra ime – tempulli ku rreh vetëm emri yt,
a do të dinte ç’është dashuria,
a do të digjej si kandil në netët e mia,
po të mos ishe ti, ylli im i pashuar?
Ti je gjithkund:
në ajrin që marr frymë,
në aromën e gjetheve të vjeshtës,
në dritën e hënës që thyhet mbi xhamin e natës.
Por je sidomos aty ku mungon,
si një zog që fluturon mbi shpirt,
pa e prekur tokën kurrë.
Ti derdh aromën tënde mbi ditët e mia,
herë si lot që digjen në fshehtësi,
herë si gëzim që ngjitet drejt qiellit.
Dhe unë e di —
ti je gjithmonë,
gjithmonë ti:
hije dhe zjarr,
mall dhe ringjallje,
fillim dhe fund i çdo fjale që shkruaj.

9 Shtator 2025
Komente 0