Aurela Tafa
Mos U Trishto
Ka pak kohë që kujtimi yt në mendjen time ka nisur të tretet,
si mjegulla që e gëlltit dielli i mëngjesit.
Por sonte, nën hënën e plotë,përball një gote me verë,
fytyra jote më shfaqet e kthjellët si pasqyrë në ujëra të qeta.
Ndjej sikur fryma jote prek ajrin tim,
e mendja ime endet nëpër kujtime,
në fjalë e shikime që dikur ndezën shpirtin tim.
Ka pak kohë që emrin tënd s’e pëshpëris më si dikur,
kur ti ishe mbrëmja dhe mëngjesi im,
ritmi i zemrës dhe poezia ime e pavdekshme.
Por sonte… ti u riktheve.
Ahh… sa shumë më paska marr malli!
Duket sikur sytë e tu më qortojnë nga larg,
që pak të kam lën mënjan në hijen e mendimeve dhe të kujtimeve të mia.
Mos u trishto…
Ti je aty përherë, i gdhendur si orakull në zemër,
emri yt—një flakë që nuk shuhet,
shkruar me shkronja te pavdekshme në librin e shpirtit tim.
Edhe kur koha do të shembë muret e kujtesës,
ti do të mbetesh, si monument i heshtur,
që as vdekja nuk guxon ta prekë.

Komente 0