Aurela Tafa
Dashurisë Mos I Beso
Dashuria është e marrë, mos i beso;
të përplas përmes tallazesh,
iluzione krijon ngado.
Ta mbush kokën plot pikëpyetje,
pasiguri;
shpirtin nuk ta lë të qetë,
të kthen fëmij.
Dashurisë mos i beso, është e marrë;
ti mbush mendimet plot me ëndrra,
plot me fjalë.
Të fluturon përmbi re të bardha në kaltërsi,
ta mbush zemrën plot përplot me lumturi.
Dashurisë mos i beso, është e marrë;
ashtu siç një fjalë e vogël e ndez zjarr,
po ashtu ajo tretet, vyshket,
veç me një fjalë.
të përplas përmes tallazesh,
iluzione krijon ngado.
Ta mbush kokën plot pikëpyetje,
pasiguri;
shpirtin nuk ta lë të qetë,
të kthen fëmij.
Dashurisë mos i beso, është e marrë;
ti mbush mendimet plot me ëndrra,
plot me fjalë.
Të fluturon përmbi re të bardha në kaltërsi,
ta mbush zemrën plot përplot me lumturi.
Dashurisë mos i beso, është e marrë;
ashtu siç një fjalë e vogël e ndez zjarr,
po ashtu ajo tretet, vyshket,
veç me një fjalë.
Komente 0