>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Si Mund Ta Shuaj Mallin

Si mund ta shuaj mallin,
kur ty nuk të shoh,
kur frymën tënde s’e ndiej,
kur fytyrën s’ta prek dot?

Si mund ta shuaj mallin,
kur zërin s’ta dëgjoj,
kur sytë e tu të ëmbël,
si dielli më mungojnë?

Si mund ta shuaj mallin,
kur puthjet mbeten bosh,
kur nata më rri pranë,
por ti s’je aty?

Eja, fllad i ëmbël,
më merr, më ço larg,
atje ku nuk ka ndarje,
atje ku nuk ka mall.