Aurela Tafa
Natë Me Shi
Shiu i dendur i asaj nate
mbi trupin tim përplasej me furi.
Nën qiell, e pambrojtur ecja e vetmuar
në rrugët bosh ku më braktise ti.
Shkrepëtinin vetëtimat, udhën ma ndriçonin sadopak,
por sytë e mjegulluar nga lotët
nuk shihnin dot.
Kërkoj me ngulm të të fshij
nga kujtesa në kët’ natë,
por është një përpjekje e kot.
Edhe pse trupi i drobitur kullon
nëpër rrugët me shi,
brenda zemrës së pabindur
ende digjet zjarri që e le ndezur ti.
Ti ike si hijet që zhduken papritur,
në një natë si kjo, kur shiu fillon të bjerë.
Ike dhe më le vetëm me dhimbjen,
në këtë rrugë të boshatisur
që edhe sonte askund s’po më nxjerr.
mbi trupin tim përplasej me furi.
Nën qiell, e pambrojtur ecja e vetmuar
në rrugët bosh ku më braktise ti.
Shkrepëtinin vetëtimat, udhën ma ndriçonin sadopak,
por sytë e mjegulluar nga lotët
nuk shihnin dot.
Kërkoj me ngulm të të fshij
nga kujtesa në kët’ natë,
por është një përpjekje e kot.
Edhe pse trupi i drobitur kullon
nëpër rrugët me shi,
brenda zemrës së pabindur
ende digjet zjarri që e le ndezur ti.
Ti ike si hijet që zhduken papritur,
në një natë si kjo, kur shiu fillon të bjerë.
Ike dhe më le vetëm me dhimbjen,
në këtë rrugë të boshatisur
që edhe sonte askund s’po më nxjerr.
30 Gusht 2025
Komente 0