>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Në Zhurmën E Dallgëve

Në zhurmën e dallgëve të detit u zhyta pambarimisht,
E zemrën ma përqafoi një mall… ashtu butësisht.
Në përplasjen e lehtë të dallgëve mbi trupin tim,
Unë ndjeva më të ëmblën paqe të shpirtit tim.

E Kujtimet më rrëmbyen tutje, për s’di se ku.
U përhumba përmallshëm mbi dallgë, si në sytë e tu.
Çdo valë më sillte pranë teje si një poezi.
Në mijra perëndime diejsh, përjetësisht, unë dhe ti….
Gusht 2025