Aurela Tafa
O Nënë
O nënë, ti që më dhe jetën, nënë moj,
Qenka botë e akullt, nënë, dot s’po duroj.
O nënë, ti që më mësove të jem njeri i mirë,
O nënë, ndihem vetëm… është e vështirë.
O nënë, ti që dashurinë ma fale pa kushte,
O nënë, më mbyti hidhërimi, s’ti them dot këto vuajtje.
O nënë, o e mira ime, nënë moj,
Kjo botë qenka e vështirë nënë…
s’di për sa kohë mund të duroj.

Gusht 2025
Komente 0