>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Si Melodi

Një lot kristal rrëshket mbi faqe,
në zemër një mall që s’ka të shuar.
Ëndrra të bukura thurur prej shpirti,
një ndjenjë e brishtë, lulëzuar.

Sa ëmbël, sa thjesht – një mrekulli,
një paqe përshkon krejt qenien time.
Si këngë, si fllad, si melodi,
si pulëbardhë në mijëra fluturime.