>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

E Dehur

Rashë dikur në humnerën më të frikshme,
prej së cilës ende s’kam arritur të dal.
Atje e humba nocionin e kohës
dhe u deha me më të ëmblat fjalë.

U deha… e ende sot e dehur jam;
zgjodha të mbetem kështu,
sepse kjo jetë veç gënjeshtër qenka
e dashuria na qenka veç fjalë gjithashtu.
Gusht 2025