>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Në Lojën E Tundimit

Në sytë e tu, copëza prej qiejsh,
Në sytë e mi, perëndime diejsh.
Në zemrën tënde, zjarr e furtunë,
Në shpirtin tim, akull picërrim.

Buzëqeshja jote më fton në mëkat,
Por trishtimi im dëshirat m’i zhvat.
Në lojën e tundimit, më i bukuri aktor,
Kërkon aksionin si në filmat horror.

Vështrimet e tua, shigjeta me zjarr,
Ndeshin në qëndresën që hovin ta ndal.
Kur lojrat e tua askund nuk të çojnë,
Ti skenën ndërron dhe merr tjetër rol.