>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Tokë E Bukur E Vendit Tim

O Tokë e bukur e vendit tim, kush vallë kaq shumë të ka lënduar?
Rropatesh mes flakësh e gjunjëzuar, mes tymit dhe zjarrit e shpërfytyruar.

Pemët e larta, zogjtë e hareshëm dhe lulet që vallëzonin në lëndina,
janë gllabëruar nga gjuhët e zjarrta; gjithçka e gjallë, kafshë e bimë, mes ferrit të llahtarshëm u përvëluan.

O Tokë e bukur e vendit tim, o e bekuar, kush të mallkoi?
Kush ta vodhi nurin prej Perëndeshe,të zhyti mes hirit, shpresat ti nxirroi?
14 Gusht 2025