>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Po Nëse….

Po nëse të rrëfej se të dua, të dua si e marrë,
Po nëse të them se digjem, rropatem në heshtjen si zjarr,
Dhe kërkoj, kërkoj shpëtim prej syve, prej zemrës tënde, e zhytur në mall,
Po nëse të kërkoj të më duash, të më ruash si më të çmuarin thesar,
A do e bëje ti?
A do më doje?
A do më pranoje,
Apo….do më shtije siç shtijnë të vdekurin në varr?