Aurela Tafa
Një Mëngjes Gushti
Mjegulla e lehtë mbulonte fshatin,
si një shall i bardhë mbi supe të harruar.
Dhe dielli kuqëlonte, i turpshëm në lindje,
si një fëmijë që s’guxon të thyejë heshtjen e praruar
Ishte mëngjes i hershëm gushti,
frymëmarrja e dritës ende e paprekur.
Një fllad i freskët më përkëdhelte me ëndje,
si një premtim i thënë në heshtjen e mekur.
Zogjtë mbushnin pemët me cicërima të ëmbla;
herë qëndronin krenarë mbi shegët e pjekura,
herë lodronin të lumtur mbi çatitë me vesë e hijerënda.
Në ballkonin ku rrija ulur në qetësi,
zbrisnin ngadalë rrezet e para.
Mbi tavolinën ku po pija kafen,
dita e re po më shihte drejt e në sy,
e vendosur për t’ia nisur sërish
nga e para….

Komente 0