Aurela Tafa
Jeta
Ndodh shpesh që jeta
t’më japë një shkelm,
e t’më rrëzoj thellë në humnerë.
Mbushur me mllef dhe plot tërbim,
më kap inati me kët’ jetë të mjerë.
Por jeta qesh dhe më zgërdhihet,
as s’do t’ia dijë fare për mua.
“Në do të ecësh – çohu, lufto.
Në s’do – rri,zhytu duke lënguar.”
Kështu më thot dhe krahët kthen.
Kjo jetë e poshtër, gënjeshtare…
Ah, që s’kam një grusht të fortë
t’ia ngjesh kësaj jete plot me halle,
ta ndalë njëherë – mua t’më dëgjojë,
të m’i kuptojë dertet e mia,
dhe, pa m’gjykuar,
të më shërojë…
të më shpëtojë nga padrejtësia.
t’më japë një shkelm,
e t’më rrëzoj thellë në humnerë.
Mbushur me mllef dhe plot tërbim,
më kap inati me kët’ jetë të mjerë.
Por jeta qesh dhe më zgërdhihet,
as s’do t’ia dijë fare për mua.
“Në do të ecësh – çohu, lufto.
Në s’do – rri,zhytu duke lënguar.”
Kështu më thot dhe krahët kthen.
Kjo jetë e poshtër, gënjeshtare…
Ah, që s’kam një grusht të fortë
t’ia ngjesh kësaj jete plot me halle,
ta ndalë njëherë – mua t’më dëgjojë,
të m’i kuptojë dertet e mia,
dhe, pa m’gjykuar,
të më shërojë…
të më shpëtojë nga padrejtësia.
1 Gusht 2025
Më shumë nga Aurela Tafa
Komente 0