Aurela Tafa
Duke Dashuruar Dashurinë
Ka nga ata që dashurinë e quajnë marrëzi,
si një mashtrim të ëmbël që mashtron mendjen.
Ka nga ata që e jetojnë si jetë a vdekje,
si një cak të skajshëm, ku zemra rri pezull.
Ka edhe nga ata që fare s’dinë ta emërtojnë,
e megjithatë e jetojnë fuqishëm —
si ndjenjën më të pastër, më të thellë, më sublime,
si një dritë që s’ka nevojë të kuptohet,
por thjesht të pranohet.
E pastaj ka nga ata që e lartësojnë,
e lartësohen edhe vetë, duke dashuruar,
që triumfojnë në heshtje, pa zhurmë, pa fjalë —
thjesht duke dashuruar….dashurinë.

4 Gusht 2025
Komente 0