>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Mund Të Jesh

Mund të jesh
Pasuruar,fisnikëruar, burrëruar —
Oh, mund të jesh…

Mund të kesh
Dije, vetëdije, trimëri e bukuri —
Ehh, mund t’i kesh…

Por nëse nuk ke
Shpirtbutësi, mirësi, dashuri, çiltërsi e dhembshuri—
Oh, jo…

Ti je ende shumë larg
Esencës së të qenit NJERI.