Aurela Tafa
Të Dashurova
Të dashurova…
Oh, sa shumë të dashurova.
Të desha aq thellë,
saqë për ty e humba dhe veten.
Të adhurova si Perëndi,
aq sa kufijtë e egos sime
si mjegull mbi det për ty u tretën.
Të dashurova me ëndje,
siç trëndafili me padurim
pret vesën e mëngjesit –
Të desha ty aq fort,
saqë nga malli i kapërceva të gjitha fushat, malet, detin.
U përballa me të gjitha dallgët,
erërat dhe stuhitë,
si zgalem,
për ty e sfidova dhe realitetin.
Oh, sa shumë të dashurova.
Të desha aq thellë,
saqë për ty e humba dhe veten.
Të adhurova si Perëndi,
aq sa kufijtë e egos sime
si mjegull mbi det për ty u tretën.
Të dashurova me ëndje,
siç trëndafili me padurim
pret vesën e mëngjesit –
Të desha ty aq fort,
saqë nga malli i kapërceva të gjitha fushat, malet, detin.
U përballa me të gjitha dallgët,
erërat dhe stuhitë,
si zgalem,
për ty e sfidova dhe realitetin.
Komente 0