>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Fjala

Se fjala është si mjalti dhe të ëmbëlson,
Fjala është e shenjtë – shpirtin ta shëron.
Por fjala është dhe thikë – në zemër të qëllon,
Me fjalën s’ka shaka, nga majat të rrëzon.
Prandaj, kujdes me fjalën – ajo ndërton jetë.
Por mund të jetë dhe flakë, që gjithçka e tretë.
5 Gusht 2025