Aurela Tafa
Agimi I Qetësis Sublime
Herët, në mëngjesin e mugët, u ngjita shpatit të malit — në heshtje.
Aty ku ullinjtë rrinin si pleqtë e mençur të kohës,
shegët si zemra të hapura që pikonin dritë,
dhe fiqtë — si pika loti të ëmbël, varur prej qiellit.
Më tutje, lajthitë shushuritnin përralla, fshehur nën gjethe,
dhe dardha vetmitare rrinte në qoshe, hijshëm,
si një zonjëz e bukur me trup e fytyrë të lëmuar,
që buzëqeshte tinëzisht,
e ëmbël dhe lozonjare.
Kudo ku pushonte syri, shpirti shkrihej në një qetësi sublime.
Mendja kthehej në një liqen të thellë e të pamatë,
ku i kapërcente gjithë kufijtë e vetvetes.
Dielli ende s’e kishte hapur faqen e tij të artë,
por agimi zbardhte majat me gishtat e dritës,
dhe çdo gjethe ndriçonte lehtë,
si faqe libri e padukshme që vetëm shpirti mund ta lexojë.
Frymëmarrja ime u tret në ajër si tym i shenjtë,
E ndërsa zemra më rrihte ngadalë, si tamburi i një shpirti nomad.
Zogjtë zbërthenin misterin e dritës me cicërima të ëmbla,
Dhe toka më dukej si kraharori i një perëndie të fjetur.
Në heshtjen që çelej si lulja e parë,
gjeta një paqe që as lutja s’mund ta arrijë,
një çast përulësie — si të ulesh përballë një mrekullie,
një ringjallje e brendshme që fjalët s’dinë ta përshkruajnë.
Atë mëngjes s’kërkova gjë tjetër — veç të jem:
të ec zbathur mbi fjalët që s’janë thënë,
të dëgjoj erën që pëshpërit emrin tim,
të shoh dritën që mbin nga rrënjët e heshtjes,
e shpirti im të lëshojë degë drejt qiellit të vet.

3 Gusht 2025
Komente 0