Aurela Tafa
E Kam Me Veten, S'e Kam Me Ty
Të ndjek nga pas si një manare,
Dhe bëhem prush kur më sheh ti,
Por bëj sikur nuk e kam mendjen,
E nga ata sy krijoj varësi.
Mundohem të kuptoj,me veten time:
Ç’është ajo që më tërheq tek ti?
Është vëmendja jote, janë sytë e tu,
Apo vetë shpirti im që s’gjen qetësi?
Ç’është ky boshllëk që ndjej në zemër,
Sapo ty nuk të kam pranë?
Është vetmia, është xhelozia,
Apo dashuria që nuk më dhanë?
Ah, i dashur, mos ma vër veshin,
Nuk ka të bëjë asgjë me ty…
E kam me veten këtë dilemë,
Nuk ka të bëjë aspak me ty.
Dhe bëhem prush kur më sheh ti,
Por bëj sikur nuk e kam mendjen,
E nga ata sy krijoj varësi.
Mundohem të kuptoj,me veten time:
Ç’është ajo që më tërheq tek ti?
Është vëmendja jote, janë sytë e tu,
Apo vetë shpirti im që s’gjen qetësi?
Ç’është ky boshllëk që ndjej në zemër,
Sapo ty nuk të kam pranë?
Është vetmia, është xhelozia,
Apo dashuria që nuk më dhanë?
Ah, i dashur, mos ma vër veshin,
Nuk ka të bëjë asgjë me ty…
E kam me veten këtë dilemë,
Nuk ka të bëjë aspak me ty.
1 Gusht 2025
Komente 0