>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Përtej Fjalëve

Më gjeti dikur një rreze drite
e përthyer midis një hijeje që fashitej
dhe një zëri qe s'ka formë.

U lind nje frymë -
as zhurmë, as prekje,
veç një tingull i ftohtë
që ngrohte pa u ndier,
si uji qe mban gjalle nje lule
pa e kuptuar si.

Fjalët...
herë rrinin pezull në ajër,
here shuheshin ne kthesen e vetmise,
si Hëna që fshihet pas Malit -
jo se trembet,
por sepse atje e ka vendin te rrije.

Dhe unë,
një shpirt që perpelitej per t'u kuptuar, herë zgjatej si hije,
e here kthehej ne dritaren e vet,
jo për të parë,
por per t'u ndriçuar në brendësi.
Korrik 2025