Aurela Tafa
Për Njeriun Që Kam Fatin Ta Kem Në Krah
Nga të gjithë njerëzit që kam njohur,
Më i mirë më je veç ti.
Sikur unë, askush s’të njeh,
Dhe e di: je shpirt flori.
Sytë e tu sa dhimbje shprehin,
Por ti përherë i fort qëndron.
Çdo gjë nga shpirti e jep për ne,
Edhe kur shpirti yt lëngon.
Të tillë forcë unë kurrë s’kam parë,
Dhe jetën e fal për ne ti.
Edhe kur bota të shtyp, të vret,
Plagët i fsheh me dashuri.
Vetëm diçka dua prej teje,
Bëje veç se e kërkoj unë:
Kur të mbysin mendime të egra —
Duaje veten pakëz më shumë.
Më i mirë më je veç ti.
Sikur unë, askush s’të njeh,
Dhe e di: je shpirt flori.
Sytë e tu sa dhimbje shprehin,
Por ti përherë i fort qëndron.
Çdo gjë nga shpirti e jep për ne,
Edhe kur shpirti yt lëngon.
Të tillë forcë unë kurrë s’kam parë,
Dhe jetën e fal për ne ti.
Edhe kur bota të shtyp, të vret,
Plagët i fsheh me dashuri.
Vetëm diçka dua prej teje,
Bëje veç se e kërkoj unë:
Kur të mbysin mendime të egra —
Duaje veten pakëz më shumë.
30 Korrik 2025
Komente 0