Aurela Tafa
Bota
Ëndrra pa fund e shpresë që gënjen,
Por jeta – një dreq, vullkan që shpërthen.
Vrasje fatale, mënxyrë e akullt,
Jetë përrallore – ëndërr e dështakut.
Botë që tallesh e asgjë s’kupton,
Shkretëtirë ankthi, lumturinë e thërrmon.
Ironike, e pashpirt, dyzuar në mëkat,
Me stërkala zhgënjimi, dëshirat m’i spërkat.
Botë pa skrrupuj, psherëtimë e helmët,
Shtojzovalle a fantazëm?
Melankoli e kthjellët.

Shtator 2005
Komente 1