>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Mashtruese



Renda kudo me shpresën e thyer,
Vetminë tekanjoze, e shpirtin gërryer.
Mashtrim e zhgënjim,
E tradhti që m’lëndon.
Harbutëri e verbër, pasigurinë ma shton.

Ndjenjë ziliqare, e tërbuar për dreq,
Me thartinë tënde, gëzimin ma heq.
Mashtruese e ndyrë, e pisët kolerë,
Me shpirtin e zi, injekton veç vrer.

Sëmundje pa shërim,
Zili tinzare,
Fjalët gjilpëra – zemrën mëkatare.
Me dinakërinë tënde arrin gjithçka do,
Por fisnikërinë time, të lutem, mos e përçmo.

Kjo poezi shfaq hapur dhimbjen dhe zhgënjimin ndaj një “shoqërie” që të mashtron dhe të tradhëton mbas shpine.
Është krijuar nga unë në vitet e gjimnazit.2005